Shpërndarje GNU/Linux
Shpërndarjet (ose “distro”) e lira të sistemit GNU/Linux përfshijnë vetëm dhe propozojnë vetëm software të lirë. Ato hedhin tej aplikacione jo të lira, platforma programimi jo të lira, përudhës jo të lirë, “blobs” firmware-i jo të lirë dhe çfarëdo software-i dhe dokumentimi tjetër jo të lirë. Nëse zbulojnë se gabimisht është përfshirë gjë e tillë, e heqin.
Shpërndarje GNU/Linux të Lira
Ju rekomandojmë të përdorni një shpërndaje të lirë sistemi GNU/Linux, një që
nuk përfshin fare software pronësor. Në këtë mënyrë mund të jeni
të sigurt se nuk po instaloni ndonjë program jo të lirë. Ja lista jonë e
shpërndarjeve të tilla:
Shpërndarje GNU/Linux të lira.
Krejt këto shpërndarje ekzistuese mund të përdorin më tepër ndihmë zhvillimi. Ndaj, nëse doni të jepni një ndihmesë efikase në shpërndarjet e lira GNU/Linux, sugjerojmë të bëheni pjesë e zhvillimit të një shpërndarje ekzistuese të lirë, në vend se të filloni një shpërndarje të lirë të re.
Shpërndarje Jo-GNU të Lira
Këto shpërndarje sistemi janë të lira, por goxha të ndryshme nga GNU-ja.
Përdorimi i tyre s’është i ngjashëm me përdorimin e GNU/Linux-it.
Sidoqoftë, plotësojnë të njëjtin kriter etik që aplikojmë mbi shpërndarje
GNU/Linux.
Shpërndarje Jo-GNU të
lira.
Krejt këto shpërndarje ekzistuese mund të përdorin më tepër ndihmë zhvillimi. Ndaj, nëse doni të jepni një ndihmesë efikase në këtë fushë, sugjerojmë të bëheni pjesë e zhvillimit të një shpërndarje ekzistuese të lirë, në vend se të filloni një shpërndarje të lirë të re.
Udhëzime Shpërndarjeje të Lirë
Ja një listë e problemeve që mund të t’i pengojnë një shpërndarjeje
vlerësimin si tërësisht e lirë:
Udhëzime për
shpërndarje sistemi të lirë.
Shpërndarje të Rëndomta
Mjaft shpërndarje të rëndomta dhe të mirënjohura software-i GNU/Linux nuk i
plotësojnë udhëzimet tona. Rreth problemeve me to mund të lexoni këtu:
Pse nuk u dalim zot mjaft
shpërndarjeve të njohura GNU/Linux.
U bëjmë thirrje zhvilluesve të këtyre shpërndarjeve të heqin pjesët jo të lira dhe t’i bëjnë kështu software tërësisht të lirë.
I lirë Në Mënyrë Opsionale, S’Mjafton
Disa shpërndarje GNU/Linux u lejojnë përdoruesve mundësinë e instalimit
vetëm të software-it të lirë. Mund të lexoni:
Pse e lirë në mënyrë
opsionale, s’mjafton.
Pse Është e Rëndësishme Kjo?
Kur një shpërndarje GNU/Linux përfshin software jo të lirë, kjo shkakton dy lloje problemesh:
- Nëse e instaloni, mund të instaloni dhe përdorni software jo të lirë.
- U jep njerëzve idenë e gabuar se cili është synimi.
Problemi i parë është një problem i drejtpërdrejtë: prek përdoruesit e shpërndarjes, nëse instalojnë software jo të lirë. Por, problemi i dytë është ai më i rëndësishëm, ngaqë ndikon mbi bashkësinë si e tërë.
Zhvilluesit e shpërndarjeve jo të lira nuk thonë, “Kërkojmë ndjesë për praninë e përbërësve jo të lirë në shpërndarjen tonë. Nuk e dimë se ç’na bëri t’i përfshijmë. Shpresojmë se për hedhjen e ardhshme në qarkullim, do ta kemi mendjen te liria”. Po ta bënin, do të kishin më pak ndikim të gabuar.
Përkundrazi, përgjithësisht software-in jo të lirë e paraqitin në sistemet e tyre si një veçori pozitive; shprehen se synimi i tyre është “punimi më i mirë i mundshëm për përdoruesit”, ose diçka të ngjashme, në vend se liria. Me fjalë të tjera, i shpien njerëzit drejt vënies së leverdisë mbi lirinë — duke punuar drejtpërsëdrejti kundër fushatës tonë për bërjen e lirisë synimin parësor.
Fakti që këto shpërndarje nuk furnizojnë liri, është arsyeja pse nuk u dalim zot. Fakti që ato u mësojnë njerëzve të mos vlerësojnë lirinë është arsyeja pse na shqetëson fort kjo çështje.