Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
Shembuj nga Argjentina
Territori administrativ i Argjentinës është i ndarë në 23 shtete politike të pavarura të quajtura provinca. Këto provinca zhvillojnë politikat e tyre arsimore, duke pasur parasysh thjesht ca udhëzime elementare të Qeverisë Kombëtare. Kjo u lejon institucioneve arsimore të përshtatin programet mësimore me nevojat vendore. Mësoni më tepër rreth sistemit arsimorë të Argjentinës, në Wikipedia.
Më poshtë radhiten disa institucione arsimore në Argjentinë që përdorin software të lirë/libre.
- Shkolla e Krishterë
Evangjeliste e e Neukenit (ECEN)
Një mësuese filloreje. me pak aftësi teknike, arrin ta bëjë shkollën e saj të migrojë plotësisht në Software të Lirë, me arsyen se software-i pronësor është kundër vlerave morale dhe etike që shkolla synon të rrënjosë.