Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
Shembuj nga India
Një artikull nga shkencëtari indian Dr. V. Sasi Kumar, që shpjegon në hollësi se si është strukturuar sistemi arsimor në Indi, me shënime domethënëse mbi zhvillimin e tij gjatë historisë. Artikulli mbulon gjithashtu rastin e Keralas, shtetit në Indi i cili sendërtoi me sukses software të lirë në mijëra shkolla, falë projektit qeveritar IT@School.
Disa nocione mbi sistemin arsimor në Indi mund të gjenden edhe në Wikipedia.
Më poshtë radhiten disa institucione arsimore në Indi që përdorin software të lirë.
- Qendra Kompjuterike e
Bashkësisë në Ambedkar (AC3)
Një grup militantësh të Software-it të Lirë ujdisën një qendër kompjuteri në një lagje të këputur në Bangalore, për t’u mësuar aftësi përdorimi kompjuteri fëmijëve të paprivilegjuar.
- Vocational Higher
Secondary School Irimpanam (VHSS Irimpanam)
Një nga mijëra shkollat që po përdorin vetëm Software të Lirë, si rezultat i projektit të ndërmarrë nga qeveria në shtetin e Keralas.