Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

T’i Rezistojmë Software-it Pronësor

Mësues, nxënës, prindër, militantë të software-it të lirë dhe bashkësia në tërësi po hidhen në veprim për të ndalur përdorimin e programeve jo të lira në shkolla. Po e bëjnë duke u treguar shkollave rreth software-it të lirë dhe duke rritur ndërgjegjësimin mbi rreziqet që programet jo të lira përbëjnë për lirinë dhe privatësinë e kompjuterit të nxënësit. Po kundërshtojnë me këmbëngulje software-in e lirë që u sugjerojnë shkollat.

Emergjenca e fundit shëndetësore e shkaktuar nga COVID-19 përfaqësoi një sfidë të re. Mësimi tradicional në klasë papritmas nuk u lejua dhe ditën tjetër mijëra shkolla anembanë botës u përballën me marrjen e një vendimi: ose të pezullojnë veprimtaritë e tyre të mësimdhënies tërësisht, ose të përshtaten duke kaluar në mësime në internet.

Shkolla nga zona të botës ku lidhja Internet dhe mundësitë teknologjike qenë menjëherë të gatshme vendosën të kalojnë në internet. Mjerisht, shumica e administratorëve dhe mësuesve të shkollave s’kishin dëgjuar kurrë rreth software-it të lirë, ndaj s’mund të mendonin gjë tjetër veçse çfarëdo gjëje që njihni ose kishin përdorur tashmë - pra, programe që mohojnë lirinë, për takime dhe komunikime përmes interneti, të tilla si Zoom dhe Skype, mes të tjerash.

S’është e fshehtë, ama, që shoqëritë që japin këto programe, i përdorin për të mbledhur të dhëna personale për të profilizuar përdoruesit e tyre(1). Këto të dhëna, më anë tjetër, mund të sekuestrohen nga shteti. Është përgjegjësia morale e shkollave të mbrojnë nxënësit e tyre nga spiunimi, por nëse shkolla del huq këtu, nxënësit dhe prindërit e tyre duhet të kundërshtojnë dhe të mos ta lënë të ngjasë.

Më përgjithësish, shkollat duhet të hedhin poshtë krejt software-in jo të lirë për një numër arsyesh.

Bashkësia e software-it të lirë u përgjigj duke ofruar programe komunikimi dhe videokonferencash që respektojnë lirinë dhe privatësinë, ngaqë qëndrimi larg rreziqeve të shëndetit është një detyrë, siç është qëndrimi larg software-it jo të lirë.

Mësoni më tepër rreth rreziqeve të sistemeve pronësore në mësimdhënien internetore dhe shihni shembuj se si njerëzit po i bëjnë qëndresë me sukses software-it jo të lirë.

Poshtëshënim

  1. Ky artikull përdor fjalën “re” për t’iu referuar përllogaritjeve të bërë në shërbyes që janë pronë palësh të treta. Termi është shumë i gjerë, përgjithëson një larmi përdorimesh të shërbyesve që janë tërësisht të ndryshëm, po të shihen nga pikëpamja morale. Shihni më tepër rreth pse Projekti GNU rekomandon me forcë të mos përdoret termi “re”.