Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Si të luhet filmi me titra me programin Totem

 [Ikonë Totem-i] 

Me afrimin e Ditës së Lirisë së Software-it, kemi hartuar këtë përkujdesore të vockël se si të luhet filmi, Gëzuar Ditëlindjen GNU (me Z. Stephen Fry), me titra në gjuhën tuaj.

Është shumë e thjeshtë, pra le t’ia fillojmë! Ky udhërrëfyes supozon se përdorni Totem-in, nëse përdorni VLC, Xine, Mplayer ose Kaffeine, kemi ndihmë edhe për rastin tuaj.

Krejt këto udhëzime janë vetëm për sisteme GNU/Linux, ndaj, nëse përdorni Windows ose Mac OS X, mundet që vlejnë edhe për rastin tuaj, por nuk kemi nga ta dimë.

Tre hapa për te Stephen-i me titra

  1. Shkarkoni videon (merrni versionin e cilësisë së lartë, është rreth 127 MB)
  2. Shkarkoni titrat që doni të shfaqen
  3. Riemërtoni kartelat më poshtë (opsionale)

Riemërtoni kartelat për titrim automatik

Pasi të keni shkarkuar të dyja kartelat, sigurohuni që i keni brenda të njëjtës dosje dhe që emrat e kartelave përputhen me njëri-tjetrin.

Për shembull, videoja mund të riemërtohet fry.ogv dhe titrat fry.srt.

Tani, duhet t’i tregoni Totem-it të ngarkojë titrat kur të hapni video-n. Klikoni Përpunim, Parapëlqime…

 [Parapëlqime për Totem-in] 

Tani thjesht hapeni videon nga Totem. Nëse e bëni nga një terminal, do të duhej të shihnin titrat në punë. Nga GUI… klikoni, Kartelë, Hap Kartelë…

Klikoni OK dhe videoja do të fillojë…

 [Lojtësi Totem]