Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
Si të luhet filmi me titra me programin Xine
Me afrimin e Ditës së Lirisë së Software-it, kemi hartuar këtë përkujdesore të vockël se si të luhet filmi, Gëzuar Ditëlindjen GNU (me Z. Stephen Fry), me titra në gjuhën tuaj.
Është shumë e thjeshtë, pra le t’ia fillojmë! Ky udhërrëfyes që përdorni Xine-n, nëse përdorni Totem, VLC, Mplayer, ose Kaffeine, kemi ndihmë edhe për rastin tuaj.
Krejt këto udhëzime janë vetëm për sisteme GNU/Linux, ndaj, nëse përdorni Windows ose Mac OS X, mundet që vlejnë edhe për rastin tuaj, por nuk kemi nga ta dimë.
Tre hapa për te Stephen-i me titra
- Shkarkoni videon (merrni versionin e cilësisë së lartë, është rreth 127 MB)
- Shkarkoni titrat që doni të shfaqen
- Riemërtoni kartelat më poshtë (opsionale)
Riemërtoni kartelat për titrim automatik
Pasi të keni shkarkuar të dyja kartelat, sigurohuni që i keni brenda të njëjtës dosje dhe që emrat e kartelave përputhen me njëri-tjetrin.
Për shembull, videoja mund të riemërtohet fry.ogv
dhe titrat
fry.srt
.
Tani thjesht hapeni videon nga Xine. Nëse e bëni nga një terminal, do të duhej të shihnin titrat në punë. Nga GUI… klikoni, Kartelë, Hap Kartelë…
Klikoni Ok dhe videoja do të fillojë…