Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.

Udhëzime për Shkrim Faqesh Web për www.gnu.org

Ky është një udhërrëfyes i përgjithshëm për këdo që dëshiron të shkruajë një faqe web për www.gnu.org. Ka disa udhërrëfyes të tjerë që janë të rëndësishëm, një nga më të rëndësishmit është Udhëzime për Sajtin GNU. Ka të gatshme edhe një listë burimesh të tjera të rëndësishme.

Asnjë faqe në shërbyesin e projektit GNU s’duhet të përmbajë çfarëdo reference ndaj software-i jo të lirë ose dokumentimi jo të lirë. Kjo është SHUMË e rëndësishme.

Një mënyrë e mirë për t’ia filluar shkrimit të një faqeje web është përdorimi i boilerplate dhe të ndiqen udhëzimet në të. Ju lutemi, fshijini komentet e panevojshme, teksa përparoni. E bën më të lehtë punën me kartelën e kodit burim të HTML-së për mirëmbajtësit në të ardhmen.

Faqja(et) web të programit tuaj duhet të ofrojnë të dhënat elementare për të cilat po shohin përdoruesit:

  • përshkrim i asaj që bën programi,
  • nga ku të shkarkohet programi në fjalë,
  • ku të njoftohen të metat,
  • PBR dhe dokumentim, në pastë të tilla
  • udhëzime instalimi.

Përshkrimi duhet të jetë aq i gjatë sa njerëzit të mund të kapin idenë e krejt programit, por jo aq i gjatë sa ata të mërziten duke e lexuar. Nëse një paketë përbëhet nga disa programe më të vegjël, është mirë të shkruhet një përshkrim i përgjithshëm se çfarë lloj programesh bëjnë pjesë te paketa, dhe mandej të shkruhet një përshkrim i shkurtër për çdo program.

Projekti GNU do të donte të strehonte faqet web e krejt programeve GNU. Ndaj, nëse faqet kryesore të programit tuaj gjendet diku në një shërbyes tjetër, ju lutemi, shihni mundësinë e kalimit të tyre në platformën tonë të strehimit (Savannah).