Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
Ndihmoni në përkthimin e “Gëzuar Datëlindjen GNU”
Deri tani kemi përkthime në…
- Arabisht
- Bjellorusisht
- Portugalishte Brazili
- Bullgarisht
- Katalanisht
- Kinezçe
- Kinezçe (E thjeshtuar)
- Danisht
- Holandisht
- Anglisht (ka edhe transkriptim në anglisht)
- Esperanto
- Finlandisht
- Frëngjisht (ka edhe një transkriptim në frëngjisht)
- Galego
- Gjermanisht
- Greqisht
- Hebraisht (jepet edhe një version alternativ, për të dy shkrimet, nga djathta në të majtë dhe nga e majta në të djathtë)
- Hindi
- Hungarisht
- Islandisht
- Indonezisht
- Italisht
- Japonisht
- Kanadase
- Koreane
- Malajalame
- Nepalisht
- Norvegjisht
- Persisht
- Polonisht
- Portugalsiht (edhe nën kodim UTF8).
- Rumanisht
- Rusisht
- Serbisht (Cirilike) (Latine)
- Sllovakisht
- Spanjisht
- Spanjisht (Amerika Latine)
- Suedisht
- Turqisht
Ju lutemi, na jepni pak ditë deri sa videoja të jetë kaluar në pasqyrat. Faleminderit për këdo që ka dërguar përkthime deri sot. Nëse na keni dërguar një përkthim që e kishim tashmë, para 3pm të 3 Shtatorit, do ta shtojmë emrin tuaj te falënderimet, sido qoftë :)
Nëse dëshironi të ndihmoni në përkthimin e filmimit, duke ofruar titrat, është fare e lehtë të merreni edhe ju me të.
Për titrat përdorin formatin SubRip.
Shkarkoni transkriptimin e origjinalit në Anglishtdhe hapeni me një fjalëpërpunues, fjala vjen, me GNU Emacs, ose gedit.
Kemi dhënë si shembull një kartelë me titra në frëngjisht. Nëse parapëlqeni ta bëni këtë me mënyrën GUI, KSubtile (po, “subtile”, jo “subtitle”) na duket goxha i mirë.
Përktheni çdo rresht të tekstit aq sa mundeni. Ju lutemi, mos i ndryshoni kohët.
Dërgojeni kartelën SRT të përfunduar te <campaigns@fsf.org>.